Drejtuesi teknik dhe brigadieri i minierës së Bulqizës janë arrestuar, pasi minatori 52-vjeçar u aksidentua për vdekje një ditë më parë gjatë punës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan  F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar dhe B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16.

Viktima Kujtim Lila punonte si zjarrmëtar dhe humbi jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA