Pokeristes së luksit i kërkohet të çmontojë bizhuteritë pasi fitoi $269,000 në turneun e Las Vegas (fotot)

10/10/2022 21:29

Një lojtare ekstravagante pokeri është detyruar të provonte se unaza e saj e rubinit $120,000 nuk ishte një “mjet vibrues” pasi u akuzua për hile në një turne prestigjoz bixhozi në Las Vegas.

35 vjeçarja Robbi Jade Leë, mundi kampionin Garrett Adelstein gjatë një sesioni direkt në Hustler Casino në poker stil ‘Texas hold’em’ – por fitorja e saj sensacionale prej $269,000 solli zhurmat e manipulimit të mundshëm.

Kështu që duke tentuar të spastronte emrin e saj, ajo u detyrua të hiqte unazën gjatë ndeshjes, për ta kontrolluar nga një njohës bizhuterish, për të verifikuar që nuk ishte një mjet komunikimi apo sinjalizimi.

Lew është relativisht e re në botën e pokerit ndërsa tha se unaza e saj ishte marrë me qera të një argjendari 109-vjeçare në Los Angeles.

Zyrtarët besohet se ishin kthyer në dyqanin e argjendarisë dhe pas analizës së unazës ekspertët vendosën se nuk “kishte asnjë që mund të konsiderohet e shtuar”.

Kështu që pas fitores Lew vendosi ta blinte unazën nga dyqani pasi ishte fatsjellës.

Zyrtarët e organizimit të ndeshjes thanë: “Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e hileve në ndeshjet zyrtare dhe e kuptojmë se çdo gjë është e mundur”.

FOTO GALERI
1/7
Një lojtare ekstravagante pokeri u akuzua për hile në një turne prestigjoz bixhozi në Las Vegas.

Top Channel