Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Një djalë i qëlluar nga plumbi në kokë dhe goditur me thikë gjatë masakrës famëkeqe në kopshtin në Tailandë, raportohet se mrekullisht ka mbijetuar.
Tre-vjeçari Sumaee ishte në qendrën e kujdesit të fëmijëve Uhthai Sawan, kur ish-polici i terbuar Panya Kamrap vrau 36 njerëz në një akt famëkeq me armë zjarri dhe thikë.
Kamrap kishte hyrë në dhomën e mbyllur suke sulmuar barbarisht fëmijët që ishin lënë për të fjetur nga kujdestaret.
Sumaee i ka mbijetuar sulmit teksa kirurgët hoqën 2 plumba nga koka e tij dhe tashmë raportohet se është në gjendje të stabilizuar.
Nëna e djalit Joy tha se vrasësi i çmendur Kamrap e kishte qëlluar me armë e më thikë por disa minuta pas masakrës bashkëshorti i saj kishte ndaluar një ambulancë dhe kishin dërguar fëmijën në spital.
Joy, mbiemri i të cilës nuk është publikuar, tha për rrjetin Sky News: “Unë i mbaja këmbët gjatë rrugës për në spital dhe i thoja të bëhej i fortë, mbaj mend se atë ditë ai nuk kishte dashur të shkonte në kopsht”.
Vetëm trevjeçarja Paveenut Supolwong, shpëtoi e palënduar nga vrasja masive më e rëndë që ka parë Tailanda.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë motivet e masakrës së vrasësit por ish-polici ishte shkarkuar nga detyra për përdorim drogash dhe linte dhe fëmijën e tij në kopshtin ku kreu barbarizmin.
Top Channel