Mbijeton mrekullisht 3-vjeçari i qëlluar në kokë në masakrën e kopshtit në Tailandë (fotot)

10/10/2022 15:30

Një djalë i qëlluar nga plumbi në kokë dhe goditur me thikë gjatë masakrës famëkeqe në kopshtin në Tailandë, raportohet se mrekullisht ka mbijetuar.

Tre-vjeçari Sumaee ishte në qendrën e kujdesit të fëmijëve Uhthai Sawan, kur ish-polici i terbuar Panya Kamrap vrau 36 njerëz në një akt famëkeq me armë zjarri dhe thikë.

Kamrap kishte hyrë në dhomën e mbyllur suke sulmuar barbarisht fëmijët që ishin lënë për të fjetur nga kujdestaret.

Sumaee i ka mbijetuar sulmit teksa kirurgët hoqën 2 plumba nga koka e tij dhe tashmë raportohet se është në gjendje të stabilizuar.

Nëna e djalit Joy tha se vrasësi i çmendur Kamrap e kishte qëlluar me armë e më thikë por disa minuta pas masakrës bashkëshorti i saj kishte ndaluar një ambulancë dhe kishin dërguar fëmijën në spital.

Joy, mbiemri i të cilës nuk është publikuar, tha për rrjetin Sky News: “Unë i mbaja këmbët gjatë rrugës për në spital dhe i thoja të bëhej i fortë, mbaj mend se atë ditë ai nuk kishte dashur të shkonte në kopsht”.

Vetëm trevjeçarja Paveenut Supolwong, shpëtoi e palënduar nga vrasja masive më e rëndë që ka parë Tailanda.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë motivet e masakrës së vrasësit por ish-polici ishte shkarkuar nga detyra për përdorim drogash dhe linte dhe fëmijën e tij në kopshtin ku kreu barbarizmin.

FOTO GALERI
1/5
Një djalë i qëlluar nga plumbi në kokë raportohet se mrekullisht ka mbijetuar.

Top Channel