Kritika ndaj gazetares britanike që krahason Madonna-n me ‘një vezë e zier’ (fotot)

10/10/2022 19:35

Gazetarja e vjetër skoceze Lorraine Kelly është kritikuar së fundmi pasi në komentet e saj ka thënë se Madonna ‘duket si një vezë e zier’.

Zhvillimi duket se është nxitur nga një video e postuar së fundmi nga Madonna në TikTok ku me provokimin e radhës ajo lëshonte një palë të brendshme drejt koshit të rrobave duke thënë: “Nëse nuk e bëj kosh atëherë jam ‘gay’.”

Dhe këngëtarja 64-vjecare nuk e bëri kosh, duke nxitur audiencën të nxirrte konkluzionet, sado te pakuptimta.

Por prezantuesja skoceze duket se nuk u zbavit nga video dhe krahasonte pamjen e fytyrës së 64 vjecares me një vezë të zier.

Në programin e saj të mëngjesit ajo tha sot: “Seriozisht çfarë është kjo që bën ajo? Ajo ka qenë e bukur, pse ia bëjnë vetes këto gjëra këta njerëz?”

“Duket si një vezë e zier, nuk ka asnjë tipar në fytyrë. Më vjen inat se dikur më pëlqente”.

Disa komentues nuk ishin dakord me krahasimet e Lorraine ndërsa të tjerë i jepnin të drejtë duke thënë se Lorraine ‘është vërtet në formë këtë mëngjes’.

FOTO GALERI
1/3
Gazetarja e vjetër skoceze Lorraine Kelly është kritikuar së fundmi pasi në komentet e saj ka thënë se Madonna 'duket si një vezë e zier'.

Top Channel