
Deputeti Gazmend Bardhi theksoi këtë të hënë se demokratët duhet të jenë bashkë në zgjedhjet lokale me një qëllim të vetëm, të mundin kryeministrin Edi Rama.
“Do të bisedoj me Palokën për t’u njohur me qëndrimet , nuk hyjmë në biseda me kushte. Fakti është se Edi Rama ka një kandidat, opozita, PD-ja duhet të ketë një kandidat që të rivalizojë kandidatin e Edi Ramës. Unë jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda PD pastaj si do të shtrihet ky proces do të jetë një vendim i përbashkët me kolegët e tjerë. Do bisedojmë për të parë çdo mundësi bashkëpunimi. Halli jonë i përbashkët është si të mundim Edi Ramën në zgjedhje lokale, kaq është e gjitha, nuk bëhet fjalë për negociatë, unë nuk shkoj kërkoj diçka, besoj edhe zoti Paloka nuk do të shkojë të kërkojë diçka. Do shikojmë se si do të bëhemi bashkë për të mundur Edi Ramën. Qëndrimi ynë është i sinqertë, kemi diskutuar hapur me njëri-tjetrin, shpresoj që qëndrimi edhe atyre që përfaqëson Edi Paloka të jetë i sinqertë. Nuk di që Berisha kandidon për kryetar bashkie, nëse zoti Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie na thoni se nuk e kam dëgjuar. E rëndësishme është që demokratët të jenë bashkë në zgjedhje lokale. Uroj që edhe kolegët brenda PD të mendojnë kështu”, tha Bardhi.
Kujtojmë se sot Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin që e mbështet, ku u kërkua bashkimi i PD-së.
Bardhi u zgjodh ‘negociator’ për diskutuar me grupimin e Sali Berishës në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Në përfundim të mbledhjes deputetët shprehën vullnet për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Top Channel