Ketë dimër banorët e Bulqizës do ta kenë të vështirë për tu ngrohur, pasi çmimi i druve te zjarrit, ka pësuar rritje.

Kështu nga 3200 lekë që blihej 1 metër kub vjet, këtë vit blihet me 4200 lekë.

Banorët thonë se në këtë kohë krize e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, për tu ngrohur.

Këtë vit do harxhojmë gaz, më mirë sesa dru zjarr”.

Të jesh në mal e mos të djegësh drutë e tua, vetëm në Bulqizë ekziston. Rritja e çmimit të druve, Bulqiza nuk e përballon dot”.

Më një pension nuk i përmbushim dot të gjitha, edhe bukën edhe drutë edhe çmimet”- shprehen banorët e shqetësuar.

Dimri në Bulqizë është i egër dhe veç ngrohjes me dru zjarri s’ka alternative tjetër ndaj zgjidhja shpesh është vetëm borxhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA