Një shtetas turk është arrestuar, gjatë operacionit ndërkombëtar “Përtej kufijve” në Manisa të Turqisë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.
Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.
Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel