Foto ilustruese

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta.

Autori 54-vjeçar me iniciale P. R., banues në Elbasan është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes që ndodhi në lagjen “28 Nëntori” të këtij qyteti.

I riu me iniciale F. Sh. ndodhet në spital, atu ku po merr ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Elbasan

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA