Inxhinierët ukrainas kanë rivendosur furnizimin me energji të jashtme për centralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia.
Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom tha se tashmë kishin bërë të mundur lidhjen e energjisë.
Impiant humbi linjën e tij të fundit të energjisë elektrike gjatë së shtunës për shkak të granatimeve, më pas u përdorën gjeneratorë rezervë me naftë për ftohjen e blloqeve të reaktorëve.
“Pas gati dy ditësh të funksionimit të pompave të ftohjes emergjente të zonave aktive të reaktorëve me energji nga gjeneratorët me naftë, stafi operativ po rivendos regjimin normal të furnizimit me energji të nevojave të vetë centralit nga sistemi energjetik i Ukrainës,” shkroi Energoatom.
Top Channel