Asfalti i çarë përmes dëmton mjetet në Pogradec, qytetari denoncon rastin në “Ti Raporton”
09/10/2022 09:43
Rruga ka mbetur e pa rikonstrukturuar në fshatin Remenj të Pogradecit, i cili ndodhet vetëm 5 minuta larg qytetit.
Një qytetar ka denoncuar rastin në “Ti Raporton”, teksa përmes videos shihet qartë se rruga dëmton rëndë mjetet pasi asfalti i saj është i çarë përmes.
Veç asfaltimit të prishur, në rrugë duken edhe gropa të shumta të cilat janë të rrezikshme për të gjitha mjetet që mund të kalojnë aty.
“Fshati Remenj , 5 minuta larg Pogradecit. U bënë makinat për në hekura se taksat i do shteti, dhe rrugën e le në këtë gjendje”- shkruan qytetari në “Ti Raporton”.
Top Channel