Një sulm nga forcat ruse në Zaporizhzhia gjatë natës që goditi ndërtesat e banimit vrau të paktën 17 persona.

Sulmi vjen menjëherë pas shpërthimit të së shtunës në Krime që shkaktoi shembjen e pjesshme të urës së vetme  që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë, duke dëmtuar  njëkohësisht një arterie të rëndësishme furnizimi për përpjekjet luftarake të Kremlinit në Ukrainën jugore dhe duke goditur një simbol të lartë të fuqisë ruse në rajon.

Zaporizhzhia është goditur në mënyrë të përsëritur javët e fundit dhe ndodhet në pjesën e kontrolluar ukrainase të një rajoni që presidenti rus Vladimir Putin e aneksoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar javën e kaluar. Një pjesë e rajonit aktualisht nën kontrollin rus është shtëpia e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, që  vazhdimisht është i rrezikuar nga luftimet dhe ka humbur burimin e fundit  të jashtëm të energjisë si rezultat i bombardimeve të reja, tha të shtunën mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një adresim me video u duke se indirekt pranoi sulmin në urë. “Sot nuk ishte një ditë e keqe dhe ishte kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë,” tha ai. “Fatkeqësisht, ishte me re në Krime. Edhe pse ishte gjithashtu e ngrohtë.”

Putin nga ana tjetër nënshkroi një dekret të shtunën vonë, duke forcuar sigurinë për urën dhe infrastrukturën energjetike midis Krimesë dhe Rusisë, dhe vendosi shërbimin federal të sigurisë të Rusisë, FSB,

Ura e Kerçit 19 kilometra në një ngushticë midis Detit të Zi dhe Detit Azov, është një simbol i pretendimeve të Moskës për Krimenë dhe një lidhje thelbësore me gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Ura prej 3.6 miliardë dollarësh, më e gjata në Evropë. Vetë Putini kryesoi hapjen e urës në vitin 2018.

Trafiku i trenave dhe aautomjeteve mbi urë u pezullua përkohësisht, për të rifiluar të shtunënë pasdite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA