Të dielën e kaluar, bullgarët votuan për zgjedhjet e përgjithshme, duke risjellë në pushtet partinë e Boris Borisov.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë edhe ata që Bullgaria i njeh si minoritet. Shumë prej tyre janë në Shqipëri, ku dhe po pajisen me pasaporta bullgare. Në disa zona të Shqipërisë, janë hapur edhe qendra votimi. Në Korçë, janë të paktën 100 persona si të regjistruar anëtarë të minoritetit bullgar. Këtë e bëri të ditur edhe ambasadori bullgar…

“Në zgjedhjet për kuvendin e Bullgarisë votojnë shtetasit bullgarë, nga ky numër nuk mund të nxjerrim asnjë konkluzion pasi votojnë njerëz që janë turistë ose që për shkaqet e tyre ndodhen në Shqipëri, mund të jenë edhe shtetas shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë bullgare dhe kanë zgjedhur të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë. Në Korçë nuk mund t’ju them numrin e saktë, por rreth 100 është e shpallur tek faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, është shprehur ambasadori Momtchil Raytchevski.

Në qendrën e votimit në Korçë, votuan 70 votues. Dhimitër Nikolla është një prej tyre:

Prej disa vitesh në Shqipëri është reflektuar përplasja mes bullgarëve dhe maqedonasve që pretendojnë se në të njëjtat zona të Shqipërisë jetojnë minoritetet e tyre. Prej disa vitesh, Shqipëria ka pranuar zyrtarisht se në këtu jeton një komunitet bullgar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA