Pasditen e se premtes policia e Elbasanit zhvilloi një operacion në zonën e përroit të Zaranikës ku gjeti mbi gjysme kg kanabis. Në pranga ra një 43 vjeçar me precedent të mëparshëm penal i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
Në pranga ra 43-vjeçari Xhafer Delia. Hetimet për të kishin nisur rreth 10 ditë më parë pasi policia kishte mësuar në rrugë operative se ai shpërndante heroinë në qytet pavarësisht se ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie për dhunë në familje.
Ai ishte i njohur nga uniformat blu pasi në vitin 2017 ishte arrestuar për posedimin e një mine me telekomandë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.
Zbërthimi i celularëve ka shpresa të zbulojnë persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Një tjetër operacion antidrogë u zhvillua në Krujë ku u sekuestruan 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, u asgjësuan 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në fshatin bruz mal dhe u vunë në pranga5 persona ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në pranga ranë vëllezërit Artan e Afmet Elezaj, Sokol Xaka, Perparim Kasadhe Gezim Lloti.
Policia sekestroi dhe një shumë parash që dyshohet se vinte nga ky aktivitet I paligjshëm.
Top Channel