Video/ Punonjësja e çerdheve torturon me maskë të frikshme fëmijët që “sillen keq”

07/10/2022 13:50

Një video “tmerruese”, po qarkullon së fundmi nëpër rrjëtë sociale ku stafi i një qendre me çerdhe për fëmijët në Missisippi, përdor një maskë të frikshme për të “torturuar” fëmijët e vegjël që sillen keq.

Sipas Daily Mail , videot që u shfaqën në mediat sociale në fillim të kësaj jave tregojnë punonjësit që përpiqen të trembin fëmijët e vegjël për të përmirësuar sjelljen e tyre.

Në një nga videot që shkaktoi zemërim, një punonjëse e çerdhes mund të dëgjohet duke i thënë gruas që mbante maskën që të shmangte disa fëmijë që ishin sjellë mirë e të mos i frikësote me maskë.

Siç shihet edhe në video, shumë fëmijë që përballen me maskën e frikshme dhe britmat e personit që e mban, shpërthejnë në të qara…

Gruaja që pretendon se i ka realizuar videot ka publikuar një postim të gjatë në Facebook të enjten, duke shpjeguar se i ka regjistruar skenat e pakëndshme jo sepse i duken qesharake, por sepse po përpiqej t’u tregonte prindërve të fëmijëve veprimet e kolegëve të saj. meqenëse ajo vetë punon në çerdhen në fjalë.

Siç shpjegon Jennifer Kayla Neëman, e pa të arsyeshme të dokumentonte taktikat e përdorura nga kolegët e saj, sepse në të kaluarën ajo i kishte raportuar këto gra për keqbërje të tjera pa prova, dhe kështu kishte marrë dënime të vogla.

“Nuk i kam bërë këto video për qejf. Nuk më dukej qesharake. Nuk po e shijoja. Nuk jam unë ai që bërtas në fytyrat e fëmijëve. Nuk jam unë ai që qëndroj pranë vajzës që bërtet. Nuk jam unë ai që qesh në video ”, sqaroi Neëman përmes Facebook-ut, duke iu përgjigjur atyre që menduan se ajo ishte në shaka mizore.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA