Tirana dhe Laçi u bënë protagoniste të një ndeshjeje spektakolare ku u shënuan plot 6 gola, por që nuk pati fitues.
Në Selman Stërmasi dueli mes skuadrës kampione dhe nënkampione të Abissnet superiores u mbyll me barazimin 3-3 me skuadrat që morën nga 1 pikë secila. Ishte Laçi që zhbllokoi rezultatin me Mazrekajn i cili kaloi në avantazh 1-0 skuadrës kurbinase, por bardheblutë u kundërpërgjigjën shumë shpejt teksa me laçjanin e tyre Redon Xhixhën barazuan shifrat në 1-1. Në minutën e 38, Xhixha u bë sërish protagonist për Tiranën teksa shënoi golin e dytë duke i dhënë mundësinë skuadrës së Orges Shehit të përmbysë rezultatin dhe të marrë kryesimin në 2-1. Laci nuk hoqi dorë dhe barazoi 2-2 me Boriusuk me 11 metërsh.
Historitë e kësaj ndeshjeje nuk u mbyllën këtu pasi Xhixha plotësoi tregolëshin personal teksa e coi rezultatin në 3-2 për Tiranën, duke shkuar në 10 gola pas 7 javësh kampionat në llogarinë personale të rrjetave. U duk se Tirana po merrte 3 pikët, kur Laçi barazoi 3-3 me Mazrekaj që krosoi në zonë, por askush nuk e preku topin që përfundoi në portën e Bekajt. Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës me Tiranën që shkon në 12 pikë në krye të renditjes, ndërsa Laci shkon në 4 pikë.
Edhe ndeshja tjetër mes Erzenit dhe Egnatias e luajtur në Niko Dovana të Durrësit nuk pati fitues, por kjo ndeshje u mbyll me barazimin pa gola 0-0.
Top Channel