Plagosje me thikë në Durrës
07/10/2022 10:04
Një 50-vjeçar është plagosur me thikë nga një person gjatë një konflikti të çastit në Durrës.
Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
I plagosuri B. F., 50 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel