Pengmarrësi që vrau familjen me katër persona në Kaliforni, ishte ish-punonjës ‘i pakënaqur’ (video-foto)

07/10/2022 18:25

Burri që akuzohet se ka marrë peng dhe vrarë gjakftohtësisht një familje me katër persona në Kaliforni është akuzuar sot formalisht teksa zbulohet se konfliktohej me ish-punëdhënesit prej një viti.

48 vjecari Jesus Manuel Salgado, është akuzuar për 4 vrasje, përfshi dhe fëmijën që s’kishte mbushur vitin, deh katër pengmarrje, njoftonte zyra e sherifit  të Merced County.

Salgado është transferuar tashmë në burg prej spitalit, ku ishte duke u rekuperuar pasi kishte tentuar të vriste veten.

Ai vrau tetë-muajshen Aroohi Dheri; nënën e saj Jasleen Kaur, 27 vjeçe; babanë Jasdeep Singh, 36; dhe xhaxhane Amandeep Singh, 39, në atë që autoritetet quanin “akt i pastër ligësie”.

Salgado një ish punonjës i kompanisë së transportit të familjes ‘Unison Trucking Inc’, ishte në konflikt me ta prej një viti, tha policia.

Autori kishte kryer tetë vjet burg në 2015 për grabitje të armatosur, në të cilën gjithashtu kishte mbajtur peng familjen e punëdhënësit po ashtu në transport, duke kërcënuar se do t’i vriste.

Sherifi Vern Warnke tha e konflikti i fundit ishte bërë “shumë armiqësor” në mesazhet e tekstit mes pronarëve të ndjerë dhe ish-vartësit që besohet se ishte shofer.

Detaje të tjera të punës që Salgado dhe natyrës së konfliktit të tyre nuk janë bërë ende publike nga autoritetet, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Warnke tha se vrasja brutale ishte nga krimet më të rënda në karrierën e tij të gjatë në polici.

“Janë disa gjëra që duhet t’i marrësh me vete në varr, kjo ishte ligësi e pastër”, tha ai.

Hetuesit thonë se po kërkojnë një tjetër person të lidhur me çështjen, që besohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Salgado.

Trupat e katër viktimave u gjetën në një zonë të largët pyjore në Dos Palos ndersa mënya e vdekjes se viktimave nuk është publikuar.

Warnke shtoi se familja mund të jenë vrarë brenda një ore pas pengmarrjes nga trajleri i biznesit të tyre të transportit.

Salgado ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë teksa merrte vëllezërit Singh, të cilët kishin duart e lidhura nga prapa, për t’i marrë me fuoristradën e tij.

FOTO GALERI
1/3
Warnke tha se vrasja brutale ishte nga krimet më të rënda në karrierën e tij të gjatë në polici.

Top Channel