Dënimi i ish-truprojës së Tahirit/ SPAK kërkon 12 vite për Hekuran Markun! Franca do të ekstradojë edhe Agustin Dedën

07/10/2022 19:45

Franca aprovoi kërkesën e SPAK për t’i dorëzuar sa më shpejt drejtësisë shqiptare Agustin Dedën, një nga bodyguardët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që po vuan dënimin për shpërdorim detyre në burgun e Kosovës.

Deda është njëri nga oficerët që kishin si kompetencë mbrojtjen e zyrtarit të lartë, por që ndërkohë bazuar në rrëfimet e dy dëshmitarëve të mbrojtur në Itali, ata dyshohet se kultivuan parcela me drogë në zonën e Tepelenës.

Kur kanë kaluar pesë muaj nga ekstradimi prej gjermanëve i ish-truprojës së Saimir Tahirit, SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për Hekuran Markun.

Hetimet e SPAK që ndërveproi me italianët e lidhin ish-truprojën me akuzat e trafikut të narkotikëve dhe të grupit kriminal dhe kryerjes së këtyre veprave në kuadër të grupit. Megjithatë, gjatë pretencës, prokurorët theksuan se për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar, edhe Marku duhet të fitojë nga ligji e dënimi duhet t’i zbresë në tetë vjet burg. Prokuroët kërkuan që ish-truproja ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ish-truproja ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së SPAK që thotë se grupi kultivoi përmbi 1 mijë rrënjë kanabis dhe më pas i trafikoi.

Në një çështje tjetër të veçuar, SPAK ka hetuar edhe ish-zyrtarë të tjerë policie si Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA