Armë zjarri të fshehur nën sediljen e automjetit, arrestohet 19-vjeçari (Emri)
07/10/2022 16:01
Një 19-vjeçar i identifikuar si Danjel Gjinaj është vënë në pranga, pasi mbante një armë zjarri automatik nën sediljen e makinës që drejtonte.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, i riu u ndalua në fshatin Lëkundë të Mirditës dhe më pas i është bërë një kontroll.
Arma e gjetur është sekuestruar, njëkohësisht edhe një krehër me fishekë në të.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel