Tragjike në Kaliforni/ Gjendet të vdekur katër persona të një familjeje, ishin marrë peng pak ditë më parë

06/10/2022 16:21
Viktimat

Katër anëtarë të një familjeje në Kaliforni, përfshirë një foshnjë tetë muajshe, janë gjetur të vdekur, pasi u rrëmbyen me armë në fillim të kësaj jave.

Viktimat u identifikuan si çifti Jasleen Kaur 27 vjeçe, Jasdeep Singh 36 vjeç dhe vëllai i tij Amandeep Singh 39 vjeç, njëkohësisht edhe foshnja e tyre Aroohi Dheri.

Trupat e tyre u gjetën nga një fermer, i cili po punonte në një pemishte në kontenë rurale Merced, në Kaliforninë qendrore.

Deri më tani një person i dyshuar është në paraburgim, por ende nuk dihen motivet.

“Një familje e tërë u zhduk dhe ne ende nuk e dimë pse”, tha Sherifi i Qarkut Merced Vern Warnke.

Warnke nuk tha se si u vra familja, por deklaroi se ata ishin vrarë përpara se të raportoheshin të zhdukur.

Pamjet e vëzhgimit treguan një burrë të armatosur duke folur me viktimat (vëllezërit) jashtë biznesit të tyre të kamionëve në qytetin Merced.

Viktimat më pas futen në një kamionçinë, me duart e lidhura me zinxhir prapa shpine, ndërsa i dyshuari largohet me makinë.

Kamioni kthehet pak minuta më vonë, autori hyn në pronë dhe me armë në dorë, shoqëron nënën dhe foshnjën e saj drejt kamionit.

Të martën, policia mori në paraburgim 48-vjeçarin Jesus Manuel Salgado, pas denoncimit për një rrëmbim nga familja e viktimave.

Sherifi Warnke deklaroi se i dyshuari tentoi vetëvrasjen para se të kapej dhe gjatë gjithë kohës ka qenë i dhunshëm.

Një kartë krediti që i përkiste njërës prej viktimave u përdor në një ATM brenda qarkut të martën në mëngjes, por nuk ka qenë i njëjti person i cili ka tërhequr paratë.

Warnke  tha se përderisa rrëmbyesi nuk ka kërkuar megjithëse rrëmbyesi shpërblim, krimi ishte i motivuar financiarisht.

Autori i dyshuar ishte dënuar më parë për grabitje të armatosur në vitin 2005, por ishte liruar me kusht në vitin 2015.

Hetuesit ende nuk kanë vërtetuar ndonjë lidhje midis të dyshuarit dhe viktimave të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA