“Rama do të nxjerrë studentët kundër pedagogëve”/ Berisha: Pedagogët në Shqipëri të kenë të paktën rrogën e kolegëve në Kosovë

06/10/2022 14:14

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që paga e pedagogëve në Shqipëri, të jetë të paktën sa paga e kolegëve të tyre në universitetet e Kosovës.

Kjo është një nga kërkesat që pedagogët shprehën në protestën që zhvilluan një ditë më para përballë Fakultetit Politeknik të Tiranës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Rama po tallet me pedagogët.

Dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer pedagogët me studentët. Dënoj përpjekjen për t’u tallur me pedagogët. Dënoj qëndrimin që mban Rama ndaj kërkimit shkencor. Çdo pedagogu në Shqipëri duhet t’i rritet paga të paktën sa në Kosovë”, u shpreh Berisha.

Sindikata e punonjësve të universiteteve kërkojnë që pedagogët të kenë një pagë dinjitoze në mënyrë që të kemi një arsim cilësor. Ata propozojnë që të paktën të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike në Kosovë.

“50% rritje, 30% këtë vit e 20 vitin tjetër. zoti kryeministër keni kohë edhe 12 ditë, ndryshe nuk do të hyjmë në auditor”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke qenë pjesë e komunitetit të pedagogëve kërkoi mirëkuptimin e tyre dhe i nxiti ata që të mos bazohen vetëm te paga por që të bëhen pjesë edhe e projekteve ndërkombëtare për kërkimin shkencor.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njoftoi se nga tetori, pagate pedagogëve do të rriten deri në 15%, por buxheti i shtetit do të mbulojë vetëm 7%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA