Abdullah Alsulmi sfidon nxehtësinë përvëluese teksa ecën në këmbë nëpër qytetin Al-Khasrah, 340 kilometra në jugperëndim të Riadit, rruga që po ndjek nga vendlindja e vet, Jeddah drejt kryeqytetit të Katarit, Doha, përpara turneut të Kupës së Botës 2022.
“U emocionova kur dëgjova emirin e Katarit Sheikh bin Hamad Al-Thani t`u premtonte tifozëve të futbollit një përvojë ‘të jashtëzakonshme’ në Kampionatin Botëror. Thashë me vete: “Do të shkoj se s’bën, edhe sikur të më duhet të eci në këmbë, dhe ashtu bëra”, shprehet 33-vjeçari.
Një emision televiziv bëri që i riu t`i hynte një aventurës aq të guximshme, sa disa nga të afërmit e tij ta cilësonin praktikisht “si të çmendur” për nismën në dukje, të pamundur. Udhëtimi do të zgjasë dy muaj, kohë kjo përgjatë së cilës, Alsumi do të përshkojë i vetëm në këmbë 1,600 kilometra.
Gjithçka dokumentohet me besnikërinë më të madhe nga mijëra ndjekës të tij në Snapchat, dhe ka për qëllim të nxjerrë në pah entuziazmin rajonal për Kupën e parë Botërore në Lindjen e Mesme, të cilën zyrtarët sauditë e kanë përshkruar si një moment historik “për të gjithë arabët”.
“Ne duam të mbështesim Kupën e Botës. Jam shumë i entuziasmuar nga fakti që ajo zhvillohet në Katar, dhe dua që të një sukses i vërtetë”, shprehet Abdullah Alsulmi.
Kupa e Botës 2022 nis në 21 nëntor, hera e parë kjo që Botëror luhet në dimër, ndërsa është interesant dhe fakti se do të përfundojë në 18 dhjetor në festën kombëtare të Katarit.
Top Channel