Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Pavarësisht situatës jo të mirë në përfaqësuesen tonë, ku rezultatet e fundit nuk kanë qenë ato që ishin parashikuar nga stafi dhe lojtarët, në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar ditën e enjte nuk ka patur ndryshim pozicioni për ekipin kuqezi.
Skuadra e drejtuar nga Edi Reja në klasifikimin e fundit të qeverisë botërore të futbollit, FIFA, vijon të renditen në vendin numër 66, ndërkohë që përfaqësuesja e Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros në takimin e fundit të luajtur në Ligën e Kombeve.
Ekipi i drejtuar Alain Giresse, mban pozicionin numër 107, ndërkohë që në renditjen e publikuar në ditët e fundit të gushtit renditej në vendin e 106-të. Sa i përket kryesuesëve të këtij klasifikimi, në vendin e parë mbetet Brazili, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.
Kampionët e Europës të Italisë siguruan një biletë në “Final Four” në Ligën e Kombeve dhe këto rezultate pozitive në ndeshjet e fundit e kanë ngjitur nga vendi i shtatë në të gjashtin, duke ndërruar pozicionet me Spanjën e Luis Enriques, edhe nëse iberikët ia dolën gjithashtu të kualifikoheshin në “Final Four”.
Top Channel