A duhet të bashkohet opozita në zgjedhje? Gjekmarkaj: Berisha duhet të japë garanci për primaret! Minxhozi: PD nuk ka luksin të…

06/10/2022 21:44

Për deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj, është detyrim moral ndaj votuesve që opozita të bashkohet në zgjedhjet e ardhshme.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se Berisha duhet te japë garanci për primaret, pavarësisht se u shpreh mosbesues ‘duke njohur historinë e shkuar’.

“Është detyrim moral ndaj njerëzve që i kanë votuar që opozita të bashkohet. Foltorja ka folur për një proces primaresh që kam dilemat e mia. Nëse do kishte garanci që kushdo që hyn në këto primare, të shihet kush ka fuqi në terren. Kam dyshimet e mia se historia që njoh unë, nuk e bën besues Berishën sidomos për zgjedhjet e brendshme në PD. Por vetëm nëse do krijohen garanci. Ka kandidatë shumë të mirë, por duhet të kenë garanci që vota të numëroret. E quaj populizëm metodën që të votojë kush të dojë. Anëtari i partisë angazhohet, është në mbledhje ne tubime, ai që rri në kafe nuk mund të ketë të njëjtën barazi, pra janë një sërë dilemash. Nëse ka një hile nga pas, duket rrugës pastaj”- tha Gjekmarkaj.

Skënder Minxhozi analizoi edhe situatën e vështirë brenda PD e cila vështirëson bashkimin e opozitës. Ai tha se në mes është PD e Alibeajt e cila është ‘e rrezikshme për Berishën dhe opozitën’, por edhe partitë e vogla. Minxhozi tha se në kushtet ku ndodhet PD nuk ka luksin të humbasin qoftë edhe gjysmë vote.

PD e Alibeajt është një krijesë, Basha ka ikur dhe ka lënë një vakum. Çfarë ka mbetur nga 40% që la Basha, është trashëgimi që e kanë marrë të tjerët. PD e Alibeajt vijon të jetë në pikëpamje elektorale e rrezikshme për Berishën dhe vetë opozitën. Më 25 prill kemi pasur rezultatet që PD e Bashës u ankua për partitë e vogla, si e Topallit ose e Patosit. Thuhej që këto parti ndikuan në vota. Në kushtet ku ndodhet kjo PD nuk ka luksin të humbasin qoftë edhe gjysme vote. Marrëdhëniet me aleatin më të madh, Metën nuk janë aspak rozë, ata kanë dyshime nga njëri tjetri Meta-Berisha. Fakti që Berisha ka fituar primare është sfidë nga palës Alibeaj që tenton ta lërë jashtë. Ai lëshon sfidë të madhe edhe vetës Metës. Kjo lloj pengese që PL po shfaqet shumë e irrituar.  Në mes kemi edhe këta të vegjlit që nuk dinë çfarë bëjnë. Është një opozitë se ku po shkon, ka një kryetar që ka një damkë mbi vete që i duhet të ngjisë Himalajën pa oksigen”– tha Minxhozi në Top Story.

Top Channel