Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e një qytetari në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës rreth orës 04:25.
Është ngritur një grup hetimor dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve”, sipas policisë.
Top Channel