Qëllohet për vdekje këngëtari, nuk dinte këngën që i kërkuan klientët në lokalin e natës

05/10/2022 16:52

Këngëtari turk Onur Sener është qëlluar për vdekje teksa ishte performuar në një nga lokalet e Ankarasë.

Sener ishte duke kënduar, kur tre burra hynë në klubin e natës dhe i kërkuan atij të këndonte një këngë, ndërsa artisti iu përgjigj se nuk ia dinte tekstin.

Mes tre shtetasve dhe këngëtarit nisi një debat që përfundoi në betejë të përgjakshme. Sipas medieve turke, autorët i kanë prerë qafën Onurit me një copë xhami të thyer.

Një nga miqtë e Onur, i tronditur nga ngjarja e paprecedentë, u shpreh se ata kishin dalë për të darkuar dhe për të shijuar mbrëmjen, që përfundoi në tragjedi.

Hyri një grup personash dhe menjëherë nisi debati. Njerëzit u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen nga artierja e prerë e Onur por ishte e pamundur. Më pas erdhi policia dha arrestoi autorët”, është shprehur ai.

Onur Sener me familjen e tij

Të dyshuarit rezultuan se ishin punonjës të qeverisë, njëri prej të cilëve punonte në kompaninë shtetërore TAI të specializuar në industrinë e mbrojtjes, ndërsa dy të tjerët në Ministrinë e Punës dhe Sigurimet Shoqërore.

Personi përgjegjës për vrasjen, Ilker Karakach, tha se këngëtari i shau dhe i ndoqi nga pas, edhe pse ishin larguar nga vendi. “Ai më goditi me grusht dhe ramë të dy në tokë”, tha Karakach.

Top Channel