Pedagogë nga të gjitha universitetet në vend, kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë, pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës, e cila u mbyll vetëm pak minuta më parë.

Qëllimi i këtij tubimi ishin kushtet më të mira të punës dhe rritja e pagave për punonjësit e universiteteve. Ata kanë paralajmëruar se nëse që bërja nuk ndërmerr masa para nisjes së vitit të ri akademik, do të ketë sërish protestë më datë 17 tetor dhe nuk do të realizohet protesta.

 “Ne pritëm 20 ditë, do presim edhe 13 ditë dhe nëse nuk plotësohen kërkesat nuk fillon viti akademik”- tha Aleksandër Petre, pedagog tek Universiteti I Shkencave të Natyrës.

Kërkesat e pedagogëve:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ.
SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë
jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.
Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve,
me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023.
2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023.
Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.
3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe
stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe
preparate të tjerë”.
4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë
të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe
nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE)
dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së
pagesës nga universitetet private.
6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si
rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2
për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u
bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë:
Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund
të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin
përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore
që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të
llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%. Me këtë procedurë
që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit
akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.
8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën
fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të
paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij
akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel
akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një)
doktoratë të përfunduar”.
Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin
kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik.
Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u
rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të
pamundur realizimin e këtij kushti.
9. Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe
përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë
menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo
universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi
përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e
shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet
akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën
mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor
dhe botime).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA