Paketa e 8 e sanskioneve, BE bie dakord për një çmim tavan të naftës ruse

05/10/2022 12:06

 Ambasadorët e BE-së arritën një marrëveshje për sanksionet e reja për të goditur luftën e Vladimir Putin në Ukrainë, duke përfshirë një çmim tavan për shitjet e naftës ruse drejt vendeve të treta

Sanksionet, të cilat do të hyjnë në fuqi të enjten, do të ndalojnë transportin detar të naftës ruse në vendet e treta mbi një kufi të  caktuar të çmimit të naftës, tha presidenca çeke e BE-së në një postim në Tëitter. Masa do të zgjasë një ndalim importi për mallra, duke përfshirë produktet e çelikut, dhe do të ndalojë ofrimin e shërbimeve IT, inxhinierike dhe ligjore për subjektet ruse gjithashtu.

Paketa, e cila është raundi i 8-të kundër Moskës, u propozua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar , pasi presidenti rus kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore dhe mobilizoi qindra mijëra rezervistë, ndërsa vjen dhe si një përgjigje për aneksimin e paligjshëm të 4 rajoneve ukrainase.

Importet e qymyrit tashmë janë hequr dhe furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë janë ndërprerë. Për liderët evropianë, detyra ka qenë gjetja e mënyrave të reja për të synuar goditjen e të ardhurave të Moskës .

Paketa synon të privojë ushtrinë e Kremlinit nga teknologjitë kryesore. Ajo përfshin më shumë masa kundër individëve që ndihmojnë përpjekjet luftarake të presidentit rus Vladimir Putin, si dhe ndalon shtetasit e BE-së të ulen në bordet drejtuese të ndërmarrjeve shtetërore ruse.

Top Channel