Një 18-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se do të trafikonte armë zjarri dhe municion luftarak drejt Greqisë.

I riu me iniciale O. S., banues në Korçë nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pas konstatimit të armëve në automjetin që drejtonte.

Në operacionin hetimor një mujor të koduar “Fajanca”, u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë automatike), municion luftarak, 2 fitila zjarrpërcjellës dhe automjetin.

Pas informacioneve se disa persona do të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë nëpërmjet kufirit, policia ndaloi makinën tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga 18-vjeçari.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Vijon puna verifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA