Zelensky: Ka vendbanime të çliruara në disa rajone, luftimet vazhdojnë në shumë zona

04/10/2022 11:18

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia, me forcat e Kievit që përparojnë pranë qytetit jugor të Khersonit dhe konsolidojnë fitimet në lindje.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin, por thanë se forcat e Moskës po gërmonin, raporton BBC.

Në lindje, forcat ukrainase u futën në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës, Presidenti Zelensky tha se “luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona”, por ai nuk dha detaje. Përparimi i kundërsulmeve të Ukrainës është ruajtur nga afër dhe gazetarët janë mbajtur kryesisht larg vijave të frontit.

Top Channel