Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar së fundmi rastin e ish-prokurorit Besnik Cani, të shkarkuar në vitin 2020 pas rivlerësimit gjatë procesit të vettingut.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerësoi se është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin.

Pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi i tij ishte kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë.

Si argument kryesor në vendimin e gjykatës së Strasbugut është sjellë mënyra se si u zgjodh anëtari I Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan daci, përzgjedhja e të cilit në trupën gjyqësore, ishte mjaft e diskutueshme. Gjykata e Strasburgut e konsideron Luan Dacin si të paduhur ndaj edhe e kthen cështjen e Besnik Canit, për t’u rihapur. Tanimë i takon atij që të bëjë një kërkesë drejtuar institucioneve.

Gjithashtu, sipas nenit 46 (forca detyruese dhe zbatimi) Gjykata konstatoi se kompensimi më i përshtatshëm për shkeljen e të drejtave të kërkuesit do të ishte rihapja e çështjes dhe rishqyrtimi i saj në përputhje me kërkesat e nenit 6 § 1 të Konventës.

Nga ana tjetër Gjykata ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorit Cani për rikthim të menjëhershëm në detyrë dhe për kompensim të dëmeve materiale.

DOKUMENTI

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani në shkurt të 2020, vendim i cili u mor me mungesën e burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe cënimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Besnik Cani çoi për shqyrtim çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me argumentin se gjyqtari i tij ishte larguar nga funksioni i tij si gjyqtar, dhe ishte zgjedhur në shkelje të ligjit të vetingut, duke falsifikuar dokumentat dhe duke e fshirë nga jetëshkrimi i tij këtë fakt.

Top Channel