Qershia mbi tortë e rilindjes urbane në Berat ishte projekti për ishullin e gënjeshtërt të Osumit.

Vetë kryeministri Rama prezantoi në maj të 2015 -ës nga Berati, 12 projektet e paraqitura për ndërtimin e këtij ishulli, me anë të një konkursi ndërkombëtar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ishte investitori mësohet se organizoi konkursin, ndërsa fitues u shpall “Unlab” në bashkëpunim me “Open Fabric”, “Corda” dhe “TU Delf”. Paradoksalisht konkursi arkitekturor u shpall pa u përcaktuar përmasat e ishullit.

“Ishte një projekt absurd. U harxhaun 150 mln lekë dhe ndërkohë nuk ishin përcaktuar përmasat” u shpreh inxhinieri, Xhevahir Ngjeçari

Në mesin e akuzave për uniformitet dhe zbehje të identitetit, qyteti i gurtë i Beratit ka përfituar 18 projekte në kuadër të rilindjes Urbane, me një vlerë të përgjithshme prej 10 mln euro.

Më së shumti zbatimi i projekteteve i janë besuar kompanisë “Salillari” që ka përfituar 2.9 mln euro. E dyta që ka përfituar është “G.P.G. Company” me 2.1 mln euro dhe në vend të tretë është kompania “Boshnjaku B” që ka përfituar 1.6 mln euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA