Berisha: PD s’ka marrë financime ruse… vetëm nëse i ka marrë ish-kryetari/ I kthehet Balla: Luli është joti, jo imi!

03/10/2022 21:30

Nga salla e kuvendit, Sali Berisha këmbënguli për të disatën herë brenda ditës se nnë PD nuk kanë hyrë apo dalë para të marra nga financimet ruse, por nuk përjashton mundësinë që paratë t’i ketë marrë ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha.

PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave, tha ai.

“PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, ju them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama, njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus, i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë.”.

Deklaratat e Berishës i ironizoi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nëse je burrë, çojë Lulin në Prokurori, i tha socialisti Berishës:

‘Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”.

Top Channel