Reperi Coolio emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr. fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Menaxheri i të ndjerit Jarez, tha për median se reperi ishte në shtëpinë e një miku të tij në Los Anxhelos kur u ngrit për të shkuar në tualet.
Kur ai nuk po kthehej shoku thuhet se i thirri por nuk mori përgjigje. Para se reperi 59-vjeçar të shpallej i vdekur, mjekët i bënë ‘CPR’ për 45 minuta. Besohet se Coolio, ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.
Sipas menaxherit të tij reperi, i cili ishte me qendër në Las Vegas, kishte shkuar në Los Angeles për të rinovuar pasaportën e tij. Posey informoi TMZ se ditët e fundit, reperi ka banuar në shtëpinë e tij në qendër të qytetit me një shok të paidentifikuar. Top Albania Radio shkruan se pasditen e së mërkurës, sipas të njohurit, Coolio është larguar për të përdorur tualetin, por nuk është kthyer më.
Rikujtojmë, se Coolio i cili e filloi karrierën e tij në vitet ’80 u bë i famshëm në vitin 1995 pas publikimit të “Gangsta’s Paradise”, këngë që u shfaq në filmin “Dangerous Minds” dhe i dha atij çmimin Grammy në vitin 1996 për performancën më të mirë të repit solo.
Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi ai postoi në Instagram performancën e tij të fundit në Teksas, ku shumë nga fansat ndanë ngushëllimet e tyre. Ai la pas gjashtë fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, Josefa Salina, me të cilën u martua në vitin 1996. Ish-çifti u nda katër vjet më vonë.
Top Channel