Marseille në Ligue 1 dhe Athletic Bilbao në La Liga, arritën fitore në duelet e tyre respektive të mbrëmjes së sotme.
Marseille mposhti 0-3 në fushën e Angers dhe momentalisht është ngjitur në krye të kampionatit francez me 23 pikë.
Jonathan Clauss i dhuroi skuadrës së Marseille avantazhin në pjesën e parë, ndërkohë që Luis Suarez dhe braziliani Gerson vulosën suksesin me “tris” me golat e shënuar në fraksionin e dytë të takimit.
Athletic Bilbao nuk hasi probleme në fushën e vet kundër Almerias (4-0), triumf ku shënuan dy vëllezërit Williams. Iniaki zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën pati festë edhe për Nicon.
angers
Mes golave të vëllezërve Williams shënoi edhe Oihan Sancet, ndërkohë që gjashtë minuta përpara fundit të takimit Mikel Vesga tundi rrjetën kundërshtare falë një penallti të ekzekutuar saktë.
Fitorja e sotme e ka ngjitur skuadrën e Ernesto Valverdes përkohësisht në vend të dytë bashkë me Barcelonën me nga 16 pikë. La Liga kryesohet nga Reali i Madridit me 18 pikë të plota.
/ Super Sport
Top Channel