Gamiljet drejtohen nga robotë në garën tradicionale të shkretëtirës Vadi Rum në Jordani (video-fotot)

01/10/2022 18:29

Gamilje të drejtuara nga garues robotë merrnin pjesë dje në garën tradicionale Sheik Zaied, në shkretëtirën jugore jordaneze Vadi Rum.

Zyrtari drejtues i garës, Saleh Zavaied, tha se tradita është bërë e zakonshme edhe në Jordani pas vëmendjes që ajo mori në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Gamiljet janë mjeti kryesor i transportit këtu dhe kur beduinët në Jordani panë vëmendjen që merrte gara ata nisën të përfshihen më shumë me kafshët e tyre”.

“Kemi shumë gamilje që marrin pjesë në garë sot dhe unë dola i pari në fazën e 8-të të garës. Sfida ishte e fortë por falë Zotit ia arrita dhe gamilja ime doli në vend të parë”, shton Zavaied per rrjetin AFP.

Gara e sivjetshme e gamiljeve në shkretëtirën e Vadi Rum në Jordani ka nisur me pjesëmarrjen e rreth 500 kafshëve.

Gara të tilla janë një aktivitetet i preferuar sportiv në vendet arabe dhe prej kohërave të lashta ishin mes festave më të pritura të komuniteteve.

FOTO GALERI
1/7
Gamilje të drejtuara nga garues robotë merrnin pjesë dje në garën tradicionale Sheik Zaied

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA