Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin në Gjykatën e Posaçme me drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD, e cila mban njëkohësisht edhe postin e kryetares seë “gjykatës se PDSH”.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas padisë së Kalasë, kryebashkiaku kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur të pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja.

Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Për një ndër kallëzimet e paraqitura, Gjykata Posaçme ka vendosur rrëzimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA