Sezoni i dytë i “The Kardashians” në Hulu u shfaq premierë dy javë më parë, me sezonin që zhytej drejtpërdrejt në dramën e Khloe Kardashian dhe ish-partnerin e saj, Tristan Thompson.
Në episodin e dytë, Khloe është ende duke u marrë me pasojat e skandalit të tij të fundit të tradhtisë.
Gjatë episodit, Khloe ka mësuar se ka ‘traumë truri’ si pasojë e skandalit të tradhtisë së Tristan. Ylli televiziv dhe e motra Kendall Jenner vizituan një mjek për të kontrolluar gjendjen e tyre mendore dhe për të kuptuar se si janë në të vërtetë. Dyshja iu nënshtruan MRI-ve dhe më pas u ulën me mjekun për të analizuar rezultatet. Doktori iu drejtua Khloe duke thënë:
“Ky është truri yt këtu. E ke lënduar trurin? Ti shqetësohesh dhe mund të jesh në ankth dhe ke pasur trauma. A e sheh këtë diamant? Kjo shpesh do të shkojë me trauma emocionale”.
Dyshja më pas u ulën për të diskutuar disa nga shqetësimet emocionale të Khloe. Ajo reflektoi mbi jetën e saj teksa shpjegoi:
“Babai im ndërroi jetë kur isha 19 vjeçe. Unë isha e martuar për pesë vite dhe u divorcova. Ish-burri im, ai luftoi me drogën. Por ai pati shumë trauma dhe më pas mendoj se u ekspozova ndaj shumë traumave duke qenë në atë marrëdhënie. Ish-i dashuri im i fundit, pati shumë tradhti gjatë kohës që isha shtatzënë dhe më pas ai solli në jetë një fëmijë me dikë tjetër ndërsa ishim bashkë. Dhe të gjitha këto gjëra i mësoj vetë nga mediat sociale, kështu që janë goxha traumatike. Tingëllon e pabesueshme që kjo është diçka që një person ka kaluar”.
Rikujtojmë se, ish-partneri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson thuhet se i ka propozuar për fejesë yllit televiziv në vitin 2020, një propozim që Khloe e ka refuzuar. Top Albania Radio shkruan se zbulimi u bë në episodin e fundit në “The Kardashians” kur Kim tha se Khloe nuk i kishte treguar askujt në familjen e saj. “Fakti që ai të propozoi dhe ju nuk na e keni thënë kurrë”, i tha Kim-Khloes në një bisedë. Khloe pohoi se:
“Sado e dhimbshme që të ishte e vërteta unë nuk do t’i jap dikujt shpresë të rreme”.
Top Channel