Sali Berisha dhe Ilir Meta më në fund janë bërë bashkë: për energjinë dhe amnistinë.
E vetmja pikë ku ndahen është Yuri Kim, por edhe aty i bashkon Edi Rama ose me saktë qeveria me këmbënguljen e saj tek amnistia fiskale.
“Kush deputet voton amnistinë do të thotë se bashkëpunon me krimim”, tha Berisha.
“Rama të tërhiqet të mos cenojë marrëdhëniet me partnerët dhe integrimin europian”, u shpreh Meta.
Një tjetër pikë ku dy drejtuesit e pozitës u bashkuan ishte tërheqja e qeverise nga shtrenjtimi i energjisë, por ndërsa Berisha u mjaftua te suksesi i presionit publik, Meta foli për rënie te institucioneve te shtetit.
“I pata dhënë një ultimatum , u dorëzua”, tha Berisha.
“Kjo tregon se institucionet e shtetit kanë rënë”, tha Meta.
Ndryshe nga pak ditë më parë, Ilir Meta foli për unison me Berishën:
“Nuk ka asnjë krizë, përveç atyre që shpik mendja e Edi Ramës”.
Vetë kreu i selisë blu nuk përmendi Ilir Metën, por protestat, si mënyra e vetme sipas tij, si zë mend Edi Rama:
“Vetëm presioni funksionon me këtë njeri”.
Tani opozitës i ka mbetur vetëm një akt i fundit, jo dhe aq formal. Takimi i Berishës me Metën, mbrëmjen e së enjtes, i bashkoi ditëlindja e Bujar Nishanit. Por, do t’u duhet shumë më tepër se kaq për të mundur Edi Ramën.
“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi”, tha Berisha.
Top Channel