Vetëm një fitore në kampionat, ish-trajneri i Bayernit rrezikon shkarkimin

29/09/2022 10:40

Niko Kovac u rikthye në Bundesligën gjermane në verën që lamë pas pas aventurës në Ligue 1 me Monacon. Trajneri kroat, i cili drejtoi edhe Bayern Munchen në periudhën korrik 2018-nëntor 2019, firmosi një kontratë 3-vjeçare me Wolfsburgun.

Gjithsesi, sezoni 2022/2023 ka nisur shumë keq për “Ujqit”, të cilët numërojnë vetëm një fitore në shtatë javët e para dhe renditen në vend të parafundit me 5 pikë në kampionatin gjerman. Pozita e Kovac është në rrezik, sfida shtëpiake e fundjavës ndaj Stuttgartit duhet të fitohet, përndryshe 50-vjeçarin e pret shkarkimi.

Drejtuesit e Wolfsburgut nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe Sport Bild raporton se ata kanë kontaktuar Thomas Reis, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit të Bochumit. 48-vjeçari është një njohje e vjetër e Wolfsburgut, pasi drejtoi për 3 vite radhazi skuadrën U19. (2016-2019).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA