Ra në Ligën C, Armenia mbyll bashkëpunimin me trajnerin e njohur spanjoll

29/09/2022 20:47

Joaquin Caparrós largohet nga drejtimi i Armenisë.

Federata Armene e Futbollit ka njoftuar se pas takimit të zhvilluar mes presidentit Armen Melikbekyan dhe 66-vjeçarit është vendosur me konsensus që të ndërpritet bashkëpunimi. Edhe pse e nisi fushatën eliminatore të Nations League me fitore (1-0) ndaj Irlandës, Armenia nën drejtimin e Caparros pësoi pesë humbje radhazi që rrjedhimisht e renditën në vendin e fundit dhe e zbritën në Ligën C.

Tashmë Caparros, një emër me shumë përvojë sidomos në kampionatin spanjoll, është trajner i lirë dhe mund të jetë alternative e besueshme për klubet që janë në situatë të vështirë dhe duan të ndryshojnë stafin teknik./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA