NATO ka shprehur “shqetësim të thellë” për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik, duke i quajtur incidentet “akte të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme sabotimi”.
Tri rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore dhe Rrjedha Veriore 2. Suedia ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, më 29 shtator.
Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Rrjedha Veriore, i cili çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani.
Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane.
“Të gjitha informacionet e disponueshme aktualisht tregojnë se ky është rezultat i veprimeve të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme të sabotimit”.
“Këto rrjedhje po shkaktojnë rreziqe për transportin detar dhe dëme të konsiderueshme mjedisore”, tha NATO në një deklaratë më 29 shtator.
Kremlini ka thënë të enjten se incidentet në dy gazsjellës nënujor, duket se përbëjnë “terrorizëm të sponsoruar nga shteti”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më 30 shtator për të diskutuar për këtë incident.
Top Channel