“Na pret dimër i vështirë me krizën energjetike”/ ​Ministrja e Ekonomisë në Kosovë: Të mos tallemi me masat e kursimit

29/09/2022 13:58

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar që masat emergjente në furnizimin e energjisë të vazhdojnë edhe për 30 ditë.

Sipas saj, Kosovën e pret një dimër i vështirë për shkak të krizës energjetike.

Pas shqyrtimit dhe votimit të këtij vendimi në Komisionin për Ekonomi, kjo kërkesë qeveritare është duke u shqyrtuar edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Duhet të jemi të sinqertë të gjithë, na pret një dimër I vështirë neve dhe tërë Evropën. Po pritet të përballemi me krizë të rëndë deri në reduktime vetëm se kanë filluar në disa shtete të ndalojnë ngrohjen për mbi 19 gradë celsius. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën që e kemi ani se nuk është koha për të fajësuar njëri tjetrin për situatën në të cilën gjendemi. Nuk i shërben askujt nëse tallemi me masat e kursimit që promovohen”, theksoi Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në komision, theksoi se në kuadër të masave emergjente, janë marrë disa vendime, ku mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

Ministrja Rizvanolli para deputetëve ka demantuar raportimet në media lidhur me remontin gabimisht të njësisë “B2”. Ajo i ka quajtur shpifje këto raportime se është bërë gabimisht riparimi i këtij blloku në KEK.

Top Channel