Mbretëresha e Danimarkës merr vendimin drastik, u heq titujt mbretëror tre nipave dhe mbesës

29/09/2022 14:43

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II i ka hequr titujt mbretërorë katër nga tetë nipërit e saj, që ata të jetojnë një jetë më normale.

Fëmijët e djalit të dytë, Princit Joachim, nuk do të quhen më princ apo princesha, duke nisur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Princi Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20, Henrik, 13, dhe Princesha Athena, 10 vjeç, në vend të kësaj mund të përdorin vetëm titujt e tyre si konte dhe konteshë të Monpezat.

82-vjeçarja Mbretëresha Margrethe zbuloi vendimin e saj në një deklaratë të lëshuar nga familja mbretërore daneze.

Fëmijëve të Princit Joachim, në qendër, do t'u hiqen titujt e tyre mbretërorë Pic: AP

Princi Joachim, 53 vjeç, aktualisht është i gjashti në radhën e fronit danez, me fëmijët e tij që pasojnë nga i shtati në të dhjetin.

E kundërta do të ndodhë me fëmijët e Princit të Kurorës Frederik, i cili është trashëgimtari i fronit.

Sipas Sky News thuhet se Princi Joachim, gruaja e Princeshës Mari dhe ish-gruaja, kontesha Alexandra (nëna e princave Nikolai dhe Felix) janë të shokuar nga vendimi.

Mbretëresha Margrethe, e cila u kurorëzua në vitin 1972, u bë monarkja më jetëgjatë në Evropë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II më 8 shtator.

Trashëgimtari danez, Princi i Kurorës Frederik (djathtas), Princesha e Kurorës Mary dhe fëmijët e tyre, të cilët do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë Pic: AP

Top Channel