Nesër mbrëma do të shpallen fituesit e edicionit të 20-të të Tirana International Film Festival, ku që prej datës 24 shtator janë shfaqur në kinema çdo ditë filmat që janë në konkurrim.
Peshën kryesore gjatë kësaj jave e kanë mbajtur anëtarët e jurisë, të cilët do të përzgjedhin fituesit në çdo kategori.
Bruno Carnide është një prej anëtareve të jurisë, në kategorinë short film, që do të vendosin për dy nga çmimet më të rëndësishme të festivalin, ato për Oscar dhe European Film Award qualifying.
“Ka pasur shumë filma, shumë vendime për tu marrë, ka qenë pak stresuese sepse është një mundësi shumë e madhe dhe ka shumë çmime për tu dhënë, për Oscar dhe european qualifying, ka qenë pak e vështirë por është një mundësi shumë e madhe. Hap shume dyer për ata që mund te fitojnë, filmi do të jepet në shume evente dhe mund të krijoje mundësi të shumta, që ketë fitues t’i ndihmoje mW tepër në karrierën e tyre kinematografike”- shprehet anëtari i jurisë Bruno Carnide.
Për edicionin e 20-të të TIFF kanë aplikuar 2918 filma nga 109 vende të botës, por janë përzgjedhur vetëm 243.
“Jam këtu me një film të shkurtër te quajtur Homeland, është si një film i shkurtër eksperimental. Njerëzit me pyesin gjithmonë nga je, është një pyetje që më behet shpesh, unë them nga SHBA, por sigurisht që njerëzit e njohin SHBA dhe thonë nga cila pjesë e SHBA, dhe e bëra ketë film per t’iu përgjigjur kësaj pyetje se nga jam unë. Jam rritur duke u shpërngulur me shtëpi shpeshherë dhe mund te them që filmi është se si kjo mënyrë jetese me beri kjo që jam si artiste dhe regjisore”- thotë regjisorja J Frisch-Wang.
Konkurrimi zyrtar për kategoritë kryesore në TIFF do të vlerësohet nga 4 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të njohur të industrisë kinematografike, si dhe një grup kineastesh të njohur nga Shqipëria e Kosova.
Top Channel