“Toka në shkollë” është projekt i ri i Ministrisë së Arsimit, që ka për qëllim afrimin e nxënësve me natyrën, që të kujdesen për mbjelljen dhe mirërritjen e luleve dhe bimëve.

Miniserën është ngritur në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Këtu nxënësit përfitojnë shumë, e njohin realitetin nga afër, njohin natyrën, rrinë afër saj dhe bashkëpunojnë me të. Dhe nuk i ngjyrosin vetëm me lapsa perimet, frutat e lulet, por i mbjellin, i ujisin, prashisin dhe shohin tek jep frute puna e tyre“, thotë Nora Islami, zv.drejtoreshë e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”.

Nëse këtyre nxënësve iu jepet mundësia, ata mund të bëhen shumë mirë ndihmëskopshtarë apo bahçevanë. Shkolla jonë ka 110 nxënës dhe kjo serë i përshtatet nxënësve të ciklit të lartë, që janë nga klasat e gjashta deri në klasat e nënta. Nxënësi këtu ka edhe mjetet didaktike, që bën ndërthurjen ndërlëndore, me artin pamor, me lëndën e gjuhës, terapinë e të folurit, me matematikën, por edhe lëndët e tjera që kanë për qëllim përgatitjen paraprofesionale, ku nxënësi prek nga afër realitetin duke njohur lulet, perimet, erëzat.

Mua në serë më pëlqejnë më shumë lulet. Po kujdesem për karrotat që kemi mbjellë, se edhe ato më pëlqejnë shumë, dukem si lepur kur i ha”, thotë një nxënës.

“Unë vij shpesh këtu te sera dhe mësoj shumë. Është mirë të mësosh“, shprehet një tjetër.

“Domatja është shumë e mirë, bëjmë sallatë dhe gatuajmë gjellë me to”.

“Ideja për ngritjen e serës ka ardhur nga “Përtej Barrierave” dhe specifikisht lindi gjatë kohës së pandemisë, kur gjithë bota u mbyll nëpër shtëpi. Pandemia na izoloi të gjithëve, por më shumë fëmijët me aftësi ndryshe, që janë edhe një nga grupet më të margjinalizuara në vendin tonë. Ne dëshirojmë që këtë model që  vjen për herë të parë në Shqipëri ta shtrijmë me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe me mbështetjen e donatorëve, në të gjitha shkollat e vendit”, shpjegon ideatorja e projektit, Silvia Dervishi.

Top Channel