Fëmijët e vegjël protestojnë para kryeministrisë, kërkojnë të rihapet kopshti i tyre

29/09/2022 12:04

Fëmijët e kopshtit jopublik “Zubeyde Hanim”, i cili u mbyll me vendim të qeverisë, kanë protestuar këtë mëngjes para kryeministrisë.

Të shoqëruar nga prindërit, ata po protestojnë me pankarta në duar dhe thirrje, që të rihapet kopshti i tyre. Madje, fëmijët kanë inskenuar ambientin e kopshtit para kryeministrisë.

Ministria e Arsimit ka theksuar se mbyllja e institucioneve arsimore jopublike ka ardhur nga mos respektimi i ligjit.

FOTO GALERI
21/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA