BE padit Maltën për programin e ‘pasaportave me pagesë’ për të huajt e pasur (fotot)

29/09/2022 20:11

Komisioni Evropian njoftoi sot se po dërgon Maltën në gjyq por politikën e saj të “pasaportave të arta” që i lejon të pasurve të blejnë qytetarinë evropiane, megjithse ishulli i vogël e ka pezulluar programin për Rusinë e Bjellorusinë.

“Krahu ekzekutiv” i unionit ka nisur procedurat e shkeljes ndaj Maltës e Qipros prej vitit 2020 për procedurën që sipas tyre është evidentuar më shumë pas konfliktit Rusi-Ukrainë.

Komisioni tha në një deklaratë “dhënia e qytetarisë së BE në këmbim të pagesave apo investimeve të paracaktuara pa lidhje konkrete me shtetin anëtar, nuk përputhet me parimet e bashkëpunimit të sinqertë”.

Në lidhje me pezullimin e programit nga Malta për qytetarët rusë e bjellorusë, aty shtohej se “megjithse është një hap pozitiv, Malta vijon të operojë skemën për kombësi të tjera dhe nuk ka shprehur ndonjë qëllim për ta ndaluar”.

Programi i Maltës për pasaportat kishte qenë një nga temat e hetimeve të gazetares së ekzekutuar Daphne Caruana Galizia para se të vritej me bombë në makinë teksa dilte nga shtëpia në 2017.

Komisioni tha se në kontrast Qipro, ka ndaluar procedurat e këtyre aplikimeve në korrik 2021, dhe se “po analizon situatën para se të vendosë për hapat e ardhshëm”.

Bullgaria kishte pasur gjithashtu një program të ngjashëm që u anullua në prill.

Komisioni Evropian, i cili propozon ligjet dhe monitorin respektimin e tyre, ka referuar çështjen te gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg për një seancë në një datë të caktuar.

FOTO GALERI
1/3
Programi i Maltës për pasaportat me pagese kishte qenë një nga temat e hetimeve të gazetares së ekzekutuar Daphne Caruana Galizia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA