Aktorja Maisie Williams së fundmi ka shpërthyer në lot teksa ka folur për marrëdhënien traumatike me babain e saj.
Ylli i “Game Of Thrones”, foli hapur për edukimin e saj përpara se të gjente famë si Arya Stark në serialin e HBO në moshën 12 vjeçare. Maisie u rrit në Somerset të Anglisë me nënën e saj Hilary dhe tre vëllezërit e motrat e saj dhe ka folur për marrëdhënien me babanë për herë të parë.
Duke folur për fëmijërinë e saj në podcastin e “The Diary Of An CEO” dhe për gjërat ‘traumatike’ që përjetoi gjatë fëmijërisë së saj, Maisie tha se ajo kaloi shumë frikëra.
Epo, unë, si një fëmijë i vogël para moshës 8-vjeçe, kisha një marrëdhënie traumatike me babanë tim. Dhe nuk dua të hyj shumë në të, sepse prek vëllezërit e motrat e mia dhe të gjithë familjen time. Që kur mbaj mend, kam pasur shumë vështirësi për të fjetur. Mendoj se shumë nga gjërat traumatike që po ndodhnin, nuk e kuptova se ishin gabim. Por e dija, do të shikoja përreth fëmijëve të tjerë dhe do të thoja: ‘Pse duket se ata nuk e kuptojnë këtë dhimbje ose frikë? Ku vjen gëzimi, kur vjen për mua?” Kisha atë ndjenjën e dënimit të afërt dhe nuk dija si ta largoja atë. Ka një periudhë të fëmijërisë suaj kur gjërat mund të pengojnë ose ndryshojnë përgjithmonë se kush do të bëheni. Kur isha rreth tetë vjeç, kishte një varg ngjarjesh mjaft komplekse që ndodhën, por në thelb ajo kishte arritur kulmin e saj dhe unë isha në shkollë dhe isha vërtet duke luftuar. Më çoi një mësues në dhomën e stafit. Ajo më pyeti se çfarë kishte ndodhur, ajo më tha ‘a ke uri?’ dhe unë thashë ‘po’. Ata po bënin pyetjet e duhura.
Maisie e cila ka qenë e hapur për problemet e saj për shëndetin mendor tha se megjithëse ndihej e lehtësuar që nuk kishte pse ta shihte më babanë e saj, ajo ende luftonte me ndjenjat kontradiktore.
Top Channel